Atalanta shkon në karantinë

19:44 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Atalanta ka shkuar në karantinë sepse pesë lojtarë të Valencias kanë rezultuar të jenë me koronavirus.

Skuadra italiane duhej rikthyer në stërvitje në javën e ardhshme, por planet u ndryshuan pasi lojtarët e Valencia dolën të jenë me Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Valencia u përball me Atalanta në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që italianët të shkojnë në vet-izolim.

Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdhë te gjigantët italian sepse 11 lojtarë profesionist nga Seria A janë të prekur, shtatë te Sapmdoria, tre te Fiorentina dhe një te Juventusi.

Në Itali kanë vdekur 1809 persona, 1218 prej tyre në zonën afër skuadrës së Atalantas./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme