Google ADS

PTHP: Procedura për shkelësit e vendimeve të qeverisë

17:11 | 15 Mars 2020
Arbresh.info

Paditë penale për moszbatimin dhe mosrespektimin e masave qeveritare kundër përhapjes së virusit korona do të jenë prioritare për të gjitha prokuroritë publike. Këtë vendim e solli Prokurori i Shtetit Ljubomir Joveski me rekomandim të Qeverisë. Në udhëzimin e obliguar në faqen e internetit të prokurorisë theksohen më shumë padi penale në lidhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie në të cilën do të fokusohen prokurorët.

“Në procedurë, prioritet u jepet kallëzimeve penale që kanë të bëjmë me veprat penale: bartje të sëmundjes ngjitëse, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, shërim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve, mos- dhënie të ndihmës mjekësore, ndalimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë, organizim të rezistencës” deklaroi kryeprokurori Ljubomir Joveski.

Prej sot në fuqi është ndalesa e plotë për funksionimin e kafeneve, bareve dhe qendrave të mbyllura tregtare përveç barnatoreve, shitoreve dhe marketeve. Nga Ndërmarrja e Transportit Publik njoftojnë se prej nesër autobusët e tyre do të qarkullojnë sipas orarit të ditës së shtunë ndërsa vendimi do të vlejë derI më 21 mars. Bankat, kursimoret, këmbimoret dhe subjektet tjera juridike që ofrojnë shërbime për transferim të shpejtë prej nesër do të punojnë rregullisht, njoftojnë nga Banka Popullore e RMV-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme