Barcelona gati ta paguajë klauzolën e Lautaro Martinez

15:59 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Barcelona është përgatitur të paguajë klauzolën e yllit të Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi është i lidhur me kalimin në “Camp Nou” si pasuesi i Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info

Sipas Tuttosport, kampioni i Spanjës do të paguajë klauzolën e Martinez prej 80 milionë euro.

22-vjeçari këtë sezon ka qenë impresionues dhe ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.

Opsioni tjetër i Barcelonës është të shkëmbejë dy mesfushorët Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic plus disa milionë euro për argjentinasin.

Në garë për Martinez është edhe Real Madrid e Manchester City./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme