Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

15:35 | 15 Mars 2020
L G

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil.

Do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare. Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit. Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.

“Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius. Dita e hënë do ti shënoj vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme