Bota është plotësisht e papërgatitur nga pushtimi i jashtëtokësorëve, thotë ufologu dhe ish-hetuesi për jashtëtokësorë në Ministrinë e Mbrojtjes, Nike Pope.
Njeriu që është quajtur Fox Mulder ka thënë që qeveritë në botë duhet të bashkojnë forcay nëse ndodh një gjë e paimagjinueshme dhe nëse një specie jashtëtokësore fillon sulm në Tokë, transmeton portal arbresh.info
“Nëse bëhet fjalë për luftë në jetën reale mes botëve, nuk ka asnjë plan të luftës mbi pushtimin e huaj”, tha Pope.
“Teoricienët e konspiracionit pa dyshim do të thonë që ekziston një plan, i varrosur diku thellë brenda qeverisë, por unë premtoj se nuk do të ketë. Nëse do të kishte, unë do të kisha përgjegjësi ta shkruaja atë”, shtoi ai.
LEXO EDHE: Profecitë e frikshme të Nostradamusit për vitin 2020
Aktualisht mendjet e mëdha në botë janë duke luftuar me një kërcënim më të prekshëm, që është koronavirusi, i cili nuk po shikohet vetëm si një kërcënim për shëndetin publik, por edhe sa i përket potencialit të tij në shkatërrimin e shoqërisë.
Sipas Pope, një kërcëim i tillë më i madh mund të jetë njëlloj i frikshëm dhe me panik.
“Në botën tonë gjithnjë e më shumë komplekse dhe të ndërlikuar, gjërat mund të shkatërrohen shumë shpejt, pasi një pushim nga alienët do të thotë shkatërrimi i dritave, prishja e rendit, mungesa e ushqimeve dhe shumë gjëra tjera”, tha ai.
Nëse fëmijët tuaj do të ishin të uritur dhe duke qarë, çfarë do të bënit për t’u marrë atyre ushqim? Sa larg do të shkonit? Ju do të bëni atë që duhet, apo jo? Sigurisht, ju do të bëni të pamundurën”, shtoi ai.
Në të kaluarën, njerëzit që përgatiteshin për katastrofë, në çfarëdo forme që mund të merrnin, ishin konsideruar me dyshim ekstrem, duke ngjallur imazhe të mbijetesës që jetonin në një bunker ose bodrum./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...