Austria ndalon grumbullimet e pesë ose më shumë personave

14:19 | 15 Mars 2020
Trina Galanxhi

Austria ka ndaluar grumbullimet e pesë ose më shumë personave, si masë e re e kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Qeveria gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e restauranteve të mëdha dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të mos largohen nga shtëpia, përveç që të shkojnë në punë, të marrin ushqim  ose për ndonjë rast shumë special, transmeton portal arbresh.info

LEXO EDHE: Malisheva po i zbaton masat parandaluese kundër koronavirusit

“Ne jemi të vetëdijshëm se ato janë kufizime masive, por ato janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin e popullit austriak kundër Covid-19”, tha kancelari Sebastian Kurz përmes një postimi në mediat sociale.

Austria ka mbyllur edhe kufijtë me Britaninë e Madhe, Hollandën, Rusinë dhe Ukrainën. Ndalimet e mëparshme ishin bërë vetëm për Italinë dhe Zvicrën.

OBSH ka shpallur Europën pikën më të nxehtë të prekur nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme