Shefi i Policisë së Kosovës në veri i solli vrasësit e Ivanoviqit nga Merdare

13:57 | 15 Mars 2020
L G

Derisa është duke u zhvilluar gjyqi ndaj 6 të dyshuarëve për vrasjen e politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq, mediet serbe, duke iu referuar edhe aktakuzës së ngritur nga Prokuoria Speciale e Kosovës, nxjerrin dyshime, se në vrasjen e Ivanoviqit është përfshirë edhe ish-shefi i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës në veri, Rade Radosavleviq, i cili vrasësit e Ivanoviqit i kishte sjellë nga Merdare, një orë para se të vritej politikani serb, para zyrave të SDP-së.

Mediet serbe i implikojnë në vrasjen e Ivanoviqit katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, derisa disa të tjerë ndodhen në arrati, në mesin e të cilëve edhe shefi i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës në veri, Rade Radosaveviq, si dhe ish-shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq.

Lëvizjet e Ivanoviqit u përcollen nga dy vetura, njëra nuk u gjet kurrë

“Në ditën e vrasjes së Ivanoviqit, 16 janar 2018, rreth ores 7:00 të mëngjesit, dy vetura, njëra pas tjetres kanë qenë të parkuara para ndërtesës në të cilën ka jetuar Ivanoviqi, kanë lëvizur rreth saj, e pastaj e kanë përcjellur Ivanoviqin. Nga vetura e pare ‘Opel Astra’ një orë më vonë është vrarë Olivr Ivanoviq, derisa automjeti tjetër ‘Peugeot’ kurrë nuk është gjetur, e as nuk është identifikuar pronari i saj”, shkruan “Nova.rs”, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Mahmut Halimi, avokat i Marko Roshiqit, ka thënë se kjo qendron në materialin dhe letrat që u janë dorëzuar avokatëve. Klienti i Mahmut Halimit, Marko Roshiq akuzohet se ka ndihmuar kryerjen e krimit, vrasje e rendë, duke përcjellur çdo lëvizje të Oliver Ivanoviqit para vrasje, ndërsa ngarkohet edhe se në vitin 2017 ka marrë pjesë në djegien e veturës së Oliver Ivanoviqit. Sipas avokatit Halimi, nga 12,500 faqe, rreth 30 faqe të aktakuzës kanë të bëjnë me klientin e tij, ndërsa dëshmia më e forte është një letër me numrin e tabelave të veturës së Marko Roshiqit, që është gjetur pas vrasjen te Ivanoviqi, transmeton gazeta Zëri.

Atë e ka gjetur vëllai i Oliverit, Mirosllav Ivanoviq, i cili pas vrasjes ka vërejtur se e njejta veturë me numër të njejtë të tabelave e kishte përcjellur Ivanoviqin. Përveç Roshiqit, për implikim në vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë të akuzuar edhe pesë persona të tjerë, katër pjesëtar të Policisë së Kosovës, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Rade Basara dhe Zharko Jovanoviq, si dhe sekretaresha e Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviq. Ata akuzohen për pjesëmarrje ose në organizimin e grupit kriminal në krye të të cilit dyshhet se janë Millan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Në aktakuzë nuk theksoshet se kush janë vrasës e as kush janë urdhërdhënësit e vrasjes së Ivanoviqit. Gazeta ‘Nova rs’, citon avokatin e të dyshuarit tjetër, Nedelko Spasojeviq, Faruk Korenica, sipas të cilit dy dëshmitarë të mbrojtur kanë thenë ‘se duke u fshehur pas një shtylle betoni kanë parë Spasojeviqin dhe dy persona duke hyrë në veturën e policisë, gjë që Prokuroria dyshon se kanë qenë vrasësit e Ivanoviqit.

Radosavleviq i solli vrasësit nga Merdara, një orë para vrasjes së Ivanoviqit

Korenica ka zbuluar se në arsyetimin e aktakuzës dyshohet se Rade Radosavleviq, ish-shef i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës, i cili është në arrati, vrasësit e Ivanoviqit i ka sjellur nga Merdare në Mitrovicë.

“Nuk ka logjikë që pastaj klienti im të ketë vendosur në veturën e policisë dhe të lëvizë nëpër Mitrovicë. Nuk ka asnjë gjyq që mund të thotë se i kanë ndihmuar dikujt, por që nuk dihet kujt”, ka thë në Korenica.

Ai ka shtuar se ekzistojnë edhe dy dëshmitarë, kolegë të tij policë, e të cilët kanë thenë se ka fshehur lendën e Marko Roshiqit për djegien e veturës së Oliver Ivanoviqit.

Dy të dyshuarit tjerë, Dragisha Markoviq e Zharko Jovanoviq ngarkohen se në cilinë e zyrtarëve policorë nuk e kanë kryer detyrën zyrtare pas vrasjes së Ivanoviqi, se janë larguar nga vendi i ngjarjes të cilin nuk e kanë siguruar, duke lejuar të tjerëve të intërvenojnë dhe duke i dëmtuar dëshmitë. Ata janë larguar nga vendin i ngjarjes, duke bërë vepër penale. Markoviq dyshohet se pas vrasjes i ka marrë gëzhojat nga vendi i ngjarjes dhe se pa autorizim ka dhënë informacione që përbëjnë ‘sekret zyrtar’ të një zyrari policor të Republikës së Serbisë.

Në anën tjetër, Silvana Arsoviq, sekretare e Oliver Ivanoviqit, akuzohet se ka ndihmuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit duke krijuar kushte dhe duke larguar pengesat për kryerje e vepres kriminale. Prokuroria mendon se ka qenë në dijeni se kamerat në zyrat e SDP-së janë të shkyqura me dhunë nga rryma, derisa i aktivizuar menjëherë pas vraasjes.

Jovana Filipoviq, avokate e Silvan Arsoviqi, thotë se kundër klientës së saj përmenden tri dëshmi, ekzamini i kamerave, mesazhet e SMS-ve dhe një fotografi në të cilën ‘shihet’ Arsoviq.

“Ekzaminimi i kamerave nuk është i plotë. Nuk dihet në çfarë mënyre janë shkyqur kamerat, kur kanë punuar dhe kurë nuk kanë punuar. Si dëshmi është edhe një fotografi në të cilën janë Oliver Ivanoviq me vëllain, motren, e në të cilët thonë se shihet edhe Silvana, e në të vërtet ajo nuk është aty. Në të vërtetë ajo fotografi nuk tregon asgjë. Gjithashtu mesazhet celelari nuk kanë asnjë lidhje me rastin. Klientës time ia ka dërguar një shoqe linkun me lajmin se është arrestuar njëri prej të akuzuarëve, Marko Roshiq, në çka ajo ishte përgjigje me një ‘kukuu’ dhe kjo është vendosur si provë”, ka thenë Filipoviq, duke shtuar se nuk ka asnjë dëshmi që tregon rolin e Arsoviqit në këtë vrasje.

Vrasja e Ivanoviqit vepër e grupit kriminal të Millan Radojçiqit e Zvonko Veselinoviqit

Ndërkaq, një prej të akuzuarve, Nedelko Spasojeviq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ngarkoht se ka bashkëpunuar ngusht me të dyshuarit që kanë kryer vrasjen, u ka ndihmuar, ka larguar pengesat dhe ka mundësuar që të lëvizin me automjetin e policisë. Gjithashtu, siç thuhet në aktakuzë, Spasojeviq i ka sjellë ata deri tek automjeti nga i cili pastaj është shtënë në Ivanoviqin. Përveç për ndihmë në vrasje, Spasojeviq akuzohet edhe për keqpërdorimin të detyrës zyrtare dhe armëmbatje pa leje.

Sipas aktakuzës, deri tek vasja e Ivanoviqit ka ardhur me veprimin e një grupi të organizuar kriminal, në krye të të cilit dyshohet se janë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq, bosët e nëntokës në veri dhe në Serbi. Ata ndodhen në Serbi, mbrohen drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa sipas ligjeve të Kosovës nuk mund të akuzohen përderisa nuk janë intërvistuar.

Në arrati është edhe Zhelko Bojiq, ish-shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, i cili gjithashtu akuzohet se është anëtar i këtij grupi të organizuar kriminal, i cili është formuar në vitin 2011.

“Ky grup ka kryer vepra kriminale vrasje e rendë, ndihmë në kryerjen e vepra penale vrasje e rendë, keqpërdorimin i detyrës zyrtare, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në teritorin e Republikës së Kosovës. Secili nga ata kanë kryer punë krimnale, konkretisht për grupin, me ç’rast punët e këtij grupi të aorganizuar kriminal kanë rezultuar me vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thenë Blerim Isufaj, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Oliver Ivanoviq, lider i SDP-së, është vrarë me 16 janar 2018, para zyrave të parties së tij në veri të Mitrovicës. Vrasësit kanë shtënë nga vetura në lëvizjes “Opel Astra” me xhama të errësuar dhe është qelluar me 6 plumba në shpinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme