Google ADS

Chelsea pas yllit të Realit

12:25 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Chelsea i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic.

Jovic u transferua të “Los Blancos” në verë, por ka dështuar të impresionoi dhe ka humbur besimin e Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.

Jovic nuk ishte i përfshirë në skuadër në tri ndeshjet e fundit dhe thuhet se Zidane preferon të mos e këtë në skuadër.

22-vjeçari që një kohë është i kërkuar nga Tottenham e Napoli, por ‘luftës’ i është bashkuar edhe “Blutë” e Londrës.

Chelsea synon të bëjë disa transferime në verë dhe Jovic ndodhet në listë.

Serbi këtë sezon ka bërë 24 paraqitje duke shënuar vetëm dy gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme