Një person i komunës së Klinës është arrestuar, pasi që nuk ka zbatuar urdhrin e Qeverisë së Kosovës për mos lëvizje në komunat tjera për shkak të epidemisë.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nisur me veturë në drejtim të Pejës.
“Fsh. Terstenik, Pejë, 14.03.2020-18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K banor i një fshati të Klinës të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës”, njofton policia.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info
Tre asistime, një gol, Shaqiri i jashtëzakonshëm tek Baseli
Të paktën 126 të vdekur ose të zhdukur nga përmbytjet masive...
Arrestohen shqiptari dhe greku në Athinë, poseduan mbi 7 kil...
Kancelari Scholz: Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s...
Trepça shënon fitoren e radhës, mposht Boran
Parandalohet kontrabanda në Dubravë, në dy qese u gjetën 7 t...