Bëhen për spital pasi konsumuan sasi të tepruar narkotikësh, policia gjen dy lloj drogash në banesën e tyre

11:10 | 15 Mars 2020
L G

Dy persona kanë përfunduar në spital si pasoj e mbidozës në lëndë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Vitia në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 8:30.

Në banesën e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar disa gramë substancë narkotike ngjyrë e bardhë, dhe disa gramë narkotikë të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të banesës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 6.3 gram substancë e dyshuar narkotike ngjyrë e bardhë dhe 8.4 gram substancë  e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor pasi që kishin përdorur sasi të tepruar të narkotikëve”, bën të ditur policia.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme