Google ADS

Humb jetën në vendin e punës, arrestohen dy të dyshuar

11:00 | 15 Mars 2020
L G

Një person ka humbur jetën sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Siç njofton policia, viktima ishte dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Dy persona kanë përfunduar në pranga të policisë, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Gjozerf Bajden, Gjilan 14.03.2020 – 11:50. Viktima mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke punuar dhe si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme