Shtetasit e Maqedonisë do të nënshkruajnë një deklaratë të vetizolimit para hyrjes në vend.
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë që vijnë nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm do të kenë detyrim të nënshkruajnë një deklaratë me shkrim se ata do të qëndrojnë në vetizolim, tha mbrëmë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Ministria e Shëndetësisë është e detyruar për çdo qytetar të vendit tonë që hyn në vendkalimet kufitare, ndërsa vjen nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm, t’i jepet urdhër me shkrim për hyrë në vetizolim të detyrueshëm dhe për të nënshkruar një deklaratë të shkruar nën përgjegjësinë e plotë materiale dhe penale që ai do të hyjë në vetizolim, duke lënë të dhënat e tij dhe adresën personale”, tha Filipçe.
Dje u testuan 12 persona, prej të cilëve 6 ishin pozitive. Bëhet fjalë për një grua nga Shkupi që u kthye nga Spanja, ndërsa personat tjerë janë nga Dibra.
Qeveria ka forcuar masat për të mbrojtur kundër coronavirusit. Dyqanet në qendra tregtare do të mbyllen, përveç objektet hotelerike që bëjnë ushqim dhe barnatoret, Aeroporti i Ohrit do të mbyllet, disa nga vendkalimet kufitare janë mbyllur, ndërsa do të mbyllen tërësisht edhe kafenetë./Telegrafi/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...