Janë mbi 5 mijë investitorë të huaj që investuan në Kosovë që nga viti 2003 e deri më tani. Ndër shtetet me numër më të madh të kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre këtu, është Shqipëria me 731 biznese e pasuar nga Turqia me 601, Maqedonia me 540, Kina me 407, Gjermania me 389 etj. Veprimtaria e tyre shtrihet kryesisht në sektorët e tregtisë, financiar, hotelerisë dhe turizmit, ndërtimit etj.
Sipas njohësve të ekonomisë, Qeveria duhet të krijojë kushte më të mira për të bërë biznes dhe ky numër i bizneseve të huaja të rritet me investitorë më të mëdhenj dhe më serioz. KosovaPress ka siguruar listën e shteteve me numër të kompanive, profilet dhe disa nga kompanitë më të mëdha që kanë investuar.
Këshilltarja e ministres së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Vjollca Dibra thotë për KosovaPress, se bazuar në të dhënat zyrtare, biznese të huaja të regjistruara gjatë periudhës 2003-2015 janë 5 mijë e 195. Sipas saj, të gjitha këto kompani janë në sektorë të ndryshëm dhe të regjistruara biznese me pronarë të huaj.
Ajo ka treguar se prej investitorëve më të mëdhenj janë “Ipko”, “Raifessien bank”, “Interx, të cilat sipas saj janë firma me bashkëpronar të huaj. Dibra tregon përkushtimin e kësaj Qeveria për krijimin e klimës më të favorshme për tërheqjen e investimeve nga jashtë. Po ashtu sipas saj kjo Qeveri është duke hartuar edhe ligjin strategjik për investime.
Kurse, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare(OEGJK) Albert Matoshi thotë për KosovaPress se roli i shtetit gjerman ka qenë vital në disa sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë kosovare, sidomos në sektorin energjetik, në sektorin e ujërave, në sektorin rrugor etj. Matoshi thotë se këta tre sektor janë shumë të rëndësishëm në mënyrë që të kalohet në një fazë të zhvillimit të mëtutjeshëm.
Ai thotë se investitorët, dëshirojnë një klimë shumë më të favorshëm dhe një terren shumë më të përshtatshme të të bërit biznes.
Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, thotë se numri i bizneseve në Kosovë dhe Shqipëri në numër duket të jetë shumë, por një pjesë e tyre janë jo funksionale. Mendohet se janë rreth 380 biznese nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë janë rreth 500 biznese.
Ambasadori thotë se ajo që është e rëndësishme është që firmat kosovare ose firmat e Shqipërisë që janë këtu, kanë vendosur urat e ndërsjella bashkëpunimi që mos të jenë thjesht “konkurrente” në treg por të jenë edhe bashkëpunuese njëra me tjetrën. Ndërsa, umri i të punësuarve në këto kompani të huaja mbetet konfidencial nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...