Përfundon shqyrtimi i amendamenteve, pritet votimi i buxhetit

01:22 | 15 Mars 2020
Trina Galanxhi

Pritet që sonte deputetët të kthehen në Kuvend për të vazhduar pjesën e mbetur të seancës së jashtëzakonshme lidhur me buxhetin për vitin 2020.

Nëpërmjet një postimi në Facebook deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka deklaruar se Komisioni për Buxhet dhe Transfere në këto orë të vona ka përfunduar shqyrtimin e amendamenteve për Projektligjin e Buxhetit, njofton Klan Kosova.

“Sipas tij, shumë shpejt, Republika do ta ketë buxhetin dhe Qeveria resurset e nevojshme për t’u përballur me pandeminë”, shkruan mes tjerash Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme