Presidenti amerikan, Donald Trump ka rezultuar negative në testet për koronavirusin, ka bërë të ditur mjeku i Shtëpisë së Bardhë.
“Mbrëmë pas një diskutimi të thelluar me presidentin në lidhje me testimin COVID-19, ai zgjodhi të vazhdojë,” shkroi mjeku i presidentit, Sean P. Conley, në një memorandum të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë në mbrëmjen e së shtunës, shkruan USA Today, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Presidenti Donald Trump shpall urgjencë kombëtare mbi koronavirusin
“Këtë mbrëmje mora konfirmim se testi është negativ,” shkroi Conley.
Trump njoftoi në një konferencë për shtyp të shtunën se ishte testuar për koronavirus pas takimit të tij të fundit me dy zyrtarë brazilianë që më vonë testuan pozitivë për virusin./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...