Ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji, ka njoftuar se meshat e së dielës do të anulohen për besimtarët e besimit katolik.
E ky vendim erdhi si masë parandaluese e koronavirusit, pandemi me të cilën po përballet vendi.
Gjergji tha se situata emergjente dhe rrethanat lidhur me koronavirusin kanë bërë që meshat e nesërme do të celebrohen pa praninë e besimtarëve.
“Fort të dashur, sikur ju kemi bërë me dije se situata emergjente dhe rrethanat rreth pandemisë Coronavirus mund të ndryshojnë nga ora në orë në vendin tonë, me dhimbje më duhet të ju ftoj që meshët e nesërme në të gjitha Kishat tona të celebrohen pa praninë e besimtarëve”, njofton Don Lush Gjergji.
Ipeshkvi luti besimtarët që ta mirëkuptojnë këtë vendim dhe gjatë meshave të qëndrojnë në shtëpi.
“Lus besimtarët që të na mirëkuptojnë dhe gjatë kohës së meshës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe nga aty të na bashkohen në lujte për vete, për familjet dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ipeshkvi juaj, Dodë Gjergji”, përfundon Ipeshkvi Dodë Lush Gjergji.
Kujtojmë se Vikari i Kishës Katolike, Don Lush Gjergji, dyshohej se ishte prekur me koronavirus, sepse ishte i afërm me 77-vjecarin e diagnostikuar, me të cilin ka pasur komunikim.
Vikari i Kishës Katolike, Don Lush Gjergji, i është nënshtruar testimit për të kuptuar nëse është prekur nga koronavirusi./ecxpres/
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...