Mjeku që denoncoi mungesën e pajisjeve, Ilir Allkja: Më kanë komunikuar shkarkimin nga puna

00:31 | 15 Mars 2020
Trina Galanxhi

Ilir Allkja mjeku i QSUT i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale per personelin mjekësor është shkarkuar nga detyra.

Shkakrimin e ka konfirmuar vetë Allkja përmes një postimi në facebook, ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.

Postimi në Facebook i mjekut Ilir Allkja:

Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!

Kerkova të ma jepnin me shkrim! Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë!  Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve !

Ju dua shumë !”- shkruan Allkja në postimin e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë Allkja u shpreh se do të vetëkarantinohej pasi kishte vizituar tre të dyshuar me COVID 19,  dhe se nuk ishte i pajisur me veshje speciale, por vetëm me një maskë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme