Google ADS

Qeveria merr dy vendime për Malishevën pas rastit me koronavirus

00:06 | 15 Mars 2020
Trina Galanxhi

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja pas konfirmimit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se masat janë marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka marrë vendim për masa shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 në vazhdimësi të vendimit të Qeverisë Nr.01/09, të datës 13 mars 2020”, thuhet në komunikatë.

Masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës  janë si në vijim:

1.Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës.

2.Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme