Formula 1 do të fillojë në qershor?

23:59 | 14 Mars 2020
Arbresh.info

Starti i Formula 1 planifikohej të bëhej gjatë kësaj  jave, por gjithçka u shty si pasojë e koronavirusit.

Pandemia Covid-19 që po kërcënon gjithë botën ka bërë që edhe starti i F1 të shtyhet për kohë të pacaktuar.

Gara e Grand Prix Australia pritej të zhvillohej këtë javë, por infektimi me koronavirus i pilotit të McLaren bëri që gjithë skuadra të shkonte në karantinë.

Kështu, u vendos që Grand Prixi të shtyhej. Por, kur do të fillojë kampionati i F1?

‘Autosport’ shkruan se kampionati i Formula 1 mund  të fillojë aq vonë sa në qershor, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu do të ketë një riorganizim të kalendarit të garave, ku edhe planifikohet të lihet një vend për garën e Melbourne që u shty këtë javë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e FIA dhe F1.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme