Koronavirusi i ri është zhvilluar në një pandemi të plotë duke infektuar më shumë se 128 000 njerëz, por a e kishte parashikuar Nostradamus këtë kërcënim viral 500 vjet më parë?
Virusi i ri goditi papritur e pa paraljmërim, dhe paniku që ka shkaktuar ka bërë që teoricienët e konspiracionit të mbushin rrjetet sociale me pretendime të pabesueshme për origjinën e tij.
Një prej tyre është idea se virusi është lëshuar nga një laborator sekret në Vuhan, të tjetë thonë se është parashikuar në librin e vitit 1981 “Sytë e errësirës” nga Dean Koontz. Por shumica anojnë të besojnë ashtu si dhe më herët, se diçka e tillë është parashikuar nga shkencëtari, shkrimtari, doktori dhe parashikuesi i famshëm Michel de Nostredame.
Nostradamus ka shkruar për vizionet e tij të së ardhmes në poemat e tij me katër linja të njohura si kuatrema.
Shumica e tyre u publikuan në librin e vitit 1555, Profecitë.
Në kuatrenën 63, Nostradamus shkruan:
“Nga nderi i kotësisë dhe ankesat e padenja,
“barkat tunden andej-këtej në valët latine, të ftohta e të uritura,
“jo shumë larg nga Tiberi, vendi i njollosur nga gjaku,
“sëmundje të ndryshme do të bien mbi njerëzimin.”
Ky pra mund të ketë qenë paraljmërimi për koronavirusin. Lumi Tiber kalon në Romë (sot quhet Tevere) teksa Italia është e rrethuar me më shumë se 9000 rastë infektimi me COVID-19.
Një paralajmërimi ngjashëm nga Nostradamus bëhet në kuatrenën 6:
Ai shkruan: “Pranë portave dhe brenda dy qyteteve,
“do të ketë dy sëmundje të mallkuara siç nuk janë parë më parë,
“Uri brenda sëmundjes, njerëz të vrarë nga hekuri,
“Duke iu lutur Zotit të pavdekshëm për çlirim.”
Ai përsëri përmend sëmudnjet në kuatrenën 19: “Të ardhur, vendbanime të ndërtuara pa mbrojtje,
“vend i pushtuar e më pas i pabanueshëm:
“lëndinashtëpi e fusha, qyteza për t’u kënaqur,
“uri, sëmundje luftë, shumë toka pjellore.”
Por e dëshironte vërtet Nostradamus një pandemi shkatërrimtare për botën? Shkrimet e tij janë interpretuar nëmënyra të ndryshme që prej vdekjes në 1566, në shumicën e tyre në mënyra abuzive dhe përfituese, madje shkrimet janë ndryshuar dhe shtuar me histori të rreme apo kode të sajuara, që shpeshherë nuk kanë lidhje me ato që Nostradamus ka shkruar./tch/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...