Ish anëtari i Chelsea që tashmë luan me Trabzonspor, ka reaguar kundër vendimit të federatës turke.
Mikel ka bërë thirrje që sezoni në Superligën e Turqisë të suspendohet si pasojë e përhapjes së madhe të koronavirusit.
Dikur anëtari i Chelsea thotë se nuk dëshiron të luajë futboll në këto kushte, pasi sheh një rrezik të madh.
“Ka gjëra më të mëdha sesa futbolli. Nuk ndihem rehat dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë” ka shkruar Mikel në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.
“Të gjithë duhet të jenë në shtëpi me familjet dhe të dashurit e tyre, në këto kohë kritike” ka shtuar nigeriani.
“Sezoni duhet të anulohet kur bota po përballet me këtë kohë të vështirë” ka shkruar ndër të tjerash John Obi Mikel.
Sot Superliga e Turqisë ka zhvilluar ndeshjet sipas planit, me dyert e mbyllura. Paraqitje sot pati edhe Vedat Muriqi i Kosovës, me skuadrën e tij, Fenerbahce.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll