Anëtari i Fiorentina, Vlahovic, ka treguar se si zbuloi se ishte infektuar me Covid-19.
Dusan Vlahovic është një nga tre lojtarët e ‘Viola’ të prekur me koronavirus dhe tashmë ai ka zbuluar disa detaje interesante.
Serbi ka thënë se kishte zbuluar se ishte me Covid-19 vetëm kur u zgjua nga gjuim.
“Isha në shtëpi dhe vetëm u zgjova i mbuluar me djersë, me ethe” ka thënë serbi, transmeton lajmi.net.
“Mata temperaturën dhe ishte rreth 37 gradë, kështu që mora disa barëra dhe telefonova klubin. Ethet përkeqësoheshin dhe në mbrëmje isha në 39 gradë, kështu që shkova në spital. Nuk mendova se isha aq keq.. në çdo rast, jam mirë dhe duke pushuar” shtoi lojtari.
Serie A është kampionati që regjistron më së shumti lojtarë të prekur nga koronavirusi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi