Google ADS

Suarez mund të rikthehet në afat rekord nga lëndimi

22:19 | 14 Mars 2020
Arbresh.info

Lojtari i Barcelonës, Luis Suarez, mund të bëjë një rikthim të mrekullueshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, e cila do të riorganizohet me një orar të ri pas anulimit shkaku i përhapjes së coronavirusit.

Reprezentuesi uruguaian është jashtë fushave që nga muaji janar, pasi u operua në gju pas një problemi të vazhdueshëm të meniskut.

Tregimet fillestare nga klubi kishin treguar se ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, me një rehabilitim që pritej të zgjaste plot gjashtë muaj.

Sidoqoftë, sipas mediumit Diario AS, gjigantët katalunas nuk kanë hequr dorë nga shpresa se ai mund të jetë në dispozicion për t’u kthyer në muajin prill.

Për shkak të pezullimit të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, nuk është caktuar asnjë datë për rikthimin e lojtarit, por futbolli vendas pritet të kthehet më 4 prill, me Barcën që do të përballet me Sevillan, Athletic Bilbaon dhe Celta Vigon.

Suarez thuhet se mund të jetë i disponueshëm për përballjen me Atletico Madridin në 26 prill, dhe lojën kthyese ndaj Napolit me orar të riorganizuar.

Nëse Suarez luan përsëri këtë sezon, ka të ngjarë të shkaktojë polemikë, pasi Barcelona u lejua të bëjë një transferim urgjent pas dëmtimeve të tij dhe Ousmane Dembele.

Klubi ka nënshkruar me Martin Braithwaite nga Leganes, ndërkohë që danezi është i pa-përzier në listën e lojtarëve që mund të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme