Bota mbyll kufijtë, SHBA-të refuzojnë udhëtarët nga 26 vendet e zonës Schengen

22:00 | 14 Mars 2020
Arditë Shkodra

Qindra shtete të botës kanë mbyllur muzetë, pikat turistike dhe anuluar veprimtaritë sportive për të ngadalësuar transmetimin e koronavirusit, prej të cilit janë infektuar mbi 138 mijë vetë e mbi 5000 kanë vdekur. Mijëra fluturime janë anuluar, ndërsa thuajse të gjitha vendet evropiane kanë pezulluar fluturimet me Italinë.

Përhapja e sëmundjes së covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri po nxit pjesën më të madhe të vendeve të botës që të mbyllë kufijtë, si një masa për ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

Shqipëria i ka mbyllur plotësisht kufijtë ajrorë, detarë dhe tokësorë për udhëtarët dhe lejon qarkullimin e pjesshëm të mallrave.

Masa e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-së nga 26 vende të Evropës, ka hyrë në fuqi. Ndalimi shihet si masë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndalesa prek vendet e zonës Schengen, ndërkohë njerëzit që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës bëjnë përjashtim, ashtu si edhe të gjithë shtetasit amerikanë. Aeroporti Schipol i Amsterdamit, një prej portave më të mëdha të Evropës, duket tani si një aeroport i vogël rajonal për shkak të mungesës së udhëtarëve.

Vendet kanë mbyllur muzetë, pikat turistike dhe kanë anuluar veprimtaritë sportive për të ngadalësuar transmetimin e koronavirusit, prej të cilit janë infektuar mbi 138 mijë vetë e mbi 5000 kanë vdekur. Mijëra fluturime janë anuluar, ndërsa thuajse të gjitha vendet evropiane kanë pezulluar fluturimet me Italinë dhe u kanë rekomanduar shtetasve të tyre të mos udhëtojnë në vendet e prekura rëndë.

Kolumbia tha se do të mbyllë kufijtë e saj me Venezuelën dhe do të ndalojë vizitorët që kanë qenë në Evropë ose Azi. Arabia Saudite pezulloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare për dy javë, ndërsa Tajvani do t’u kërkojë udhëtarëve që kthehen nga Evropa kontinentale, Britania dhe Irlanda që të izolohen për 14 ditë. Zelanda e Re zbatoi një masë të ngjashme për të gjithë ata që hyjnë në vend.

Presidenti kilian Sebastian Pinera njoftoi një ndalim të veprimtarive publike me mbi 500 vetë, duke iu bashkuar vendeve të tjera si Australia ku ndalimi hyn në fuqi të hënën.

Kryeqyteti i Filipineve Manila, ku banojnë 12 milionë vetë, pezulloi çdo veprimtari dhe mbylli të gjitha qendrat tregtare./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme