Pas Vitisë e Klinës, kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që komuna e Malishevës që të karantinohet.
Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendi.
“Si qeveri sonte do të na duhet ta marrim vendimin në mënyrë elektronike për votim që edhe Malisheva të vendoset në situatën e njëjtë sikurse Klina e Vitia. Bëhet fjalë për një situatë të pazakonshme, është një situatë e paparë në Kosovën e pasluftës. Situatë e pazakonshme dhe e falënderoj opozitën që sot kanë ardhur në këtë seancë të jashtëzakonshme, besoj që opozita ka bërë mirë që ka ardhur në këtë seancë, duke pasur parasysh qëndrimin e opozitës për buxhetin në një situatë të pazakonshme mendoj që kanë bërë mirë janë vonuar pas pushimit, ndërkaq për deputetet e shumicës mendoj që kanë bërë mirë që kanë votuar, mendoj që edhe opozita kanë bërë mirë që janë ankuar pas kësaj, por vetëm tash mos të zgjatet shumë kjo”, tha ai.
Këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe dy raste, teksa numri total është rritur në pesë. Bëhet fjalë për një mashkull 42 vjeçar i cili kishte qenë në kontakt me 77 vjeçarin nga Stublla e Vitisë që dje doli pozitiv në koronavirus.
Ndërkaq rasti i dytë është një 37 vjeçare shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.
Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...