N Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka ndërprerë planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë.
Kjo është bërë pas shtyrjes së zgjedhjeve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rekomandim të IKSHPK-së, pas përhapjes masive të koronavirusit.
Deklarata e plotë e KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideron të nevojshme të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës se pasditen e së shtunës (14 mars 2020) ka kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë, të parapara të mbahen më 15 mars 2020.
Kjo kërkesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë pas rekomandimit të institucioneve përgjegjëse dhe profesionale, si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë (14 mars 2020) që “të pezullohen përkohësisht zgjedhjet e 15 mars 2020 në Podujevë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Republikën e Kosovës”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për shtyrjen e datës së këtyre zgjedhjeve, ka vendosur që të ndërpresë zbatimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...