Anëtarja ekzekutive e UEFA-s, Evelina Christillin ka konfirmuar se po shqyrtohet opsioni për shtyrjen e Euro 2020.
Anëtarja e këshillit të FIFA dhe anëtarja ekzekutive e UEFA ka thënë se për shkak të koronavirusit mund të shtyhet Euro për vitin e ardhshëm.
Euro 2020 planifikohej të mbahej në 12 shtete të ndryshme dhe do të vështirësohej puna për marrjen e masave mbrojtëse paraprake.
Gjithashtu, me top pesë ligat evropiane që tashmë janë suspenduar, nuk do të ketë kohë që kampionatet të mbyllen para 12 qershorit.
Kështu, Christillin ka thënë se po vlerësohet shtyrja e Euro 2020 për vitin tjetër.
“Nuk pati vonesa në suspendimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, sepse UEFA është konfederatë dhe nuk mund të vepronte ndryshe’ ka thënë Christillin, transmeton lajmi.net.
“Ne po vlerësojmë mundësinë për të shtyrë Euro 2020 për vitin tjetër” ka shtaur Evelina për ‘Il Mattino’.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final për vijimin e Euro 2020 që planifikohet të fillojë më 12 qershor.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...