Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19:
1. Stacioni Policor në Skenderaj do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e hyrje daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës;
2. Vendosja e tendës me ekip mjekësor në hyrje të QKMF-Skenderaj, si masë preventive;
3. Sipas vendimit të Qeverisë ndërpriten menjëherë linjat e autobusëve nga Skenderaj në drejtim të Komunave tjera;
4. Ndalohet qarkullimi i autobusëve brenda territorit të Komunës së Skenderajt;
5. Sipas vendimit të qeverisë mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;
6. Pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara nga Komuna e Skenderajt(diskutime publike) aktivitetet kulturore, sportive etj;
7. Ndalohen tubimet e çfarëdo natyre si masë preventive ndaj përhapjes së virusit;
8. Përveç mbylljes së tregut të kafshëve e automjeteve, mbyllet edhe tregu i gjelbër i qytetit të Skenderajt;
9. Pezullohen punët me palë në Komunën e Skenderajt, përjashtim rasteve urgjente;
10. Zyrtarët që punojnë me palë do të pajisen me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese;
11. Mbyllen përkohësisht zyrat e gjendjes civile në bashkësitë lokale në Skenderaj;
12. Obligohen institucionet publike lokale që të lirojë nga puna zyrtarët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;
13. Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të lirojnë nga puna (me pagesë) punëtoret me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;
14. Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të rrisin nivelin e higjienës dhe të dezinfektojnë hapësirat e punës;
15. Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që gjatë orarit të punës të përdorin mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese për secilin punëtor;
16. Inspektorati komunal vazhdon inspektimet 24 orë në teren, për të inspektuar dhe ndaluar rritjen e çmimeve artificiale të produkteve;
17. Vazhdon masa për dezinfektimin e institucioneve shkollore, shëndetësore, kulturore, sportive, shtëpisë për personat e moshuar etj;
18. Linja telefonike falas 194 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;
19. Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 ose 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë;
20. Inspektorati Komunal do të kujdeset për implementimin e vendimit të Qeverisë që institucionet publike dhe ato private të lirojnë njërin prind nga puna brenda kësaj periudhe të pezullimit të procesit mësimor;
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...