Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media për shkak të rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, e ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese ndaj këtij virusi.
“Apelojmë tek qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë panik. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos e lejojmë shpërndarje e virusit”.
“Duhet të ngritur disa çështje dhe hapa që duhet ndërmarrë urgjentisht. Është fat që Kosova është një ndër vendet e fundit të prekura nga kjo pandemi”.
“Kjo hapësirë kohore është dashur që të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës. Disa çështjeve nga Qeveria Kurti është dashur t’u kushtohet vëmendje më ë madhe. Është fatkeqësi që personat e kthyer nga Italia nuk janë vendosur në karantinë, por u është lejuar që të shkojnë në qytete tjera dhe kështu ta shpërndajnë virusin”.
“Mungesa e veprimeve për izolim ndaj personave të kthyer nga shtetet me rrezik të lartë e ka rritur rrezikun në Kosovë. Çdo person që vjen nga vendet e prekura duhet vendosur në karantinë për 14 ditë. Kjo e mbron edhe të infektuarin edhe popullatën”.
“Jemi të shqetësuar nga ankesat e disa komunave që vijnë për mungesën e materialit të nevojshëm. Kjo rrezikon mjekët dhe infermierët. Ne ju themi qytetarëve që të kenë kujdes dhe të izolohen. Janë mjekët ata që e bëjnë betejën e parë. Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë masa që ta sigurojë personelin shëndetësor”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1051401685245698/
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...
Java kundër braktisjes së shkollës, Nagavci: Nismë e rëndësi...
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin