Meksikanët po e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga zakoni i përshëndetjes me puthje dhe përqafime.
Përshëndetjet me shtrëngim duarsh, përqafim ose puthje në faqe ata e kanë për familjarët, miqtë dhe të huajt, transmeton portal arbresh.info
Pavarësisht frikës së përhapjes së koronavirusit, meksikanët janë duke u gjendur në një pozitë të vështirë për të përshëndetur njerëzit.
Në mbledhjen vjetore të kësaj jave në vendpushimin bregdetar të Acapulco, një çift bankierësh, miq të moshuar, u përqafuan pas një diskutimi të shkurtër.
“Po të përqafoj se kjo mund të jetë hera e fundit”, thanë ata me shaka.
Koronavirusi ka infektuar më shumë se 129.140 njerëz në mbarë botën, shumica dërrmuese në Kinë. Deri me tani mbi 5 mijë persona kanë humbur jetën në mbarë botën.
Por Meksika duket se deri më tani është kryesisht e sigurtë dhe ka konfirmuar vetëm 16 raste dhe asnjë vdekje.
LEXO EDHE: Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Autoritetet në vend kanë bërë thirrje për kujdes, pasi sëmundja mund të përhapet shumë shpejt në vend.
Në mungesë të një ndikimi më të dukshëm dhe masash drastike, si karantinat e vendosura në Itali dhe ndalimet e udhëtimit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, u duk se “distancimi shoqëror” nuk ishte ende një përparësi për shumë njerëz në Meksikë, përfshirë edhe presidentin.
“Shikoni, e gjithë kjo për koronavirusin është që mos të përqafoheni. Duhet të putheni dhe të përqafoheni, asgjë nuk do të ndodhë”, tha Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador javën e kaluar në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Megjithatë, në Meksikë vetëdija mbi sëmundjen është ende duke u përhapur.
Luis Esteve, i cili kryeson qendrën e mendimit të Unionit të Institucioneve Financiare të Meksikës, tha se vendosi të shmangë kontaktin fizik të panevojshëm pasi pa masa drastike në pjesë të tjera të botës dhe duke dëgjuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, që iu referua sëmundjes si pandemi.
“Ne latinët jemi shumë të dashur dhe sigurisht që njerëzit mendojnë se sa e trishtueshme do të jetë të mos përshëndetemi”, tha Esteve, duke shtuar se është më mirë të bësh kujdes në këto rrethana.
Megjithatë, si kudo, edhe në Meksikë zakonet e vjetra vështirë të harrohen./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen