Në Kosovë për mundje punohet në nivelin më të lartë të mundshëm, por investimet nuk bëhen.
Kështu mendon mundësi, Egzon Shala që do të përfaqësoë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Shala për portalin arbresh.info, tha se investimet nuk janë të mëdha dhe shpreson që me rezultatin e arritur do rriten edhe investimet.
“Me punu punohet shumë, por fatkeqësisht nuk investohet shumë, shpresojmë që tash me këtë rezultatin që e kam arritur unë me bo një lutje prej Ministrisë, prej Komitetit Olimpik që të investohet më shumë për këtë sport, sepse dihet që mundja ka qenë e para ndër sportet shqiptare që ka marrë medalje”, filloi ai.
Sipas tij për tu kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka qenë shumë vështirë sepse ka pasur garues të fortë nga Amerika, Rusia dhe Gjermania.
“Për të arritur normën olimpike ka qenë shumë e vështirë sepse dihet që atje marrin pjesë shumë shtete të forta që janë super fuqi, Amerika, Rusia, Gjermania dhe ka shumë shtete që janë më të mëdha se ne, më të zhvilluara dhe kanë mbetur pa normë”, deklaroi Shala.
Shala ka besimin se do ia dal të rikthehet me medalje, por nëse fillojnë të bëhen investimet dhe mbështetja financiare.
“Shpresoj dhe besoj që patjetër do rikthehem me medalje, por vetëm nëse investohet dhe mbështetje financiare nga Ministria e Sportit dhe nga shteti i Kosovës, patjetër do rikthehem me medalje”, tha ai.
Në fund, Shala konfirmoi se kundërshtarët kanë përparësi sepse kanë filluar përgatitjet, ndërsa ky ende nuk ka filluar.
“Kanë një përparësi sepse kanë filluar të përgatiten më herët dhe investohet më shumë, ndërsa sa i përket nivelit besoj që jam i njëjtë sepse tani jam në vend të pestë të botës dhe nuk kanë shumë dallim, por që janë nënstop në përgatitje, kurse unë ende nuk kam filluar në përgatitje sepse nuk kemi marrë ndonjë mbështetje financiare”, përfundoi Shala.
Krejt në fund sipas Egzon Shalës nëse ka financa, atëherë do jetë më e lehtë për të fituar medalje./arbresh.info/
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...