Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot në një konferencë për shtyp deklaroi se është formuar shtab operativ për ballafaqim me krizën
Ai tha se parashikon mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të mirat materiale, forcimin e masave në Dibër dhe Qendrën Zhupa, forcimin në vendkalimet kufitare, përfshirjen e institucioneve kompetente dhe koordinimin, rritjen e nivelit të sigurisë në komunikacioni
Sapasovsiki tha se janë marrë të gjitha masat për ballafaqimin me përhapjen e coronavirusit, ku shtoi se nata e parë në Komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupa ka kaluar mirë dhe pa asnjë aksident
Kryeministri tha se më e rëndësishme është qytetarët e këtyre dy komunave të japin kontributin e tyre për ballafaqim me krizën. Ai tha se MPB do të ndalojë shpërnguljen e banorëve nga vendet ku është shpallur kriza, me përjashtim të rasteve nëse ndonjërit i keqësohet gjendja shëndetësore.
Ai the se më e rëndësishme është respektimi i masave të ndërmarra nga qeveria për pengimin e shpërndarjes së coronavirusit./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...