Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se rrethrrotullimi në Veternik është kryer, dhe tani përfundimisht është hapur për qarkullim.
Ai ka falënderuar punëtorët për punën e jashtëzakonshme në përfundimin e këtij projekti.
“Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falënderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai thotë se dinamika në këtë projekt duhet të jetë model edhe për projektet e tjera infrastrukturore.
“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Shqi...
Sulmi izraelit vret 73 persona në Gazën veriore
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel