Një infermiere në frontin e shpërthimit të koronavirus në Itali ka përshkruar përvojën si “në luftë”.
Mjekët dhe infermierët janë duke punuar pa pushim gjersa vendi bën përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit që deri tani ka marrë jetët e më shumë se 1,000 italianëve, transmeton portali arbresh.info.
Midis të vdekurve ishte një doktor 59-vjeçar dhe shoqja e ngushtë e Roberta Re, një infermiere në spitalin Piacenza në Emilia-Romagna, rajoni me numrin e dytë të rasteve më të larta.
“Është një përvojë që unë do ta krahasoja me një luftë botërore,” i tha Re Guardian.
“Por është një luftë që nuk mund të luftohet me armë tradicionale – pasi ne ende nuk e dimë kush është armiku dhe kështu është e vështirë të luftosh. Arma e vetme që ne duhet të shmangim gjërat edhe më keq është të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë rregullat, të bëjmë atë që bënë në Kinë, pasi kjo po ia vlen”.
Italia, e cila ka pasur shpërthimin më të keq të koronavirusit jashtë Kinës, shtrëngoi kufizimet e karantinës të enjten pas rritjes së numrit të vdekjeve. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i epidemisë, përfshirë vdekjet dhe ata që janë shëruar, arriti në 15,000 të enjten.
“Unë zakonisht jam një person i lumtur, që bisedoj dhe bëj shaka me të gjithë … por tani ka ditë kur kam qarë dhe jam dëshpëruar”, shtoi Re.
Mjekë të tjerë në qendër të shpërthimit kanë bërë thirrje shqetësuese nëpër rrjete sociale dhe kanë shpërndarë pamje të stafit të rraskapitur ndërsa spitalet e tyre janë nën presion./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut