Google ADS

Mahrez i hapur për një transferim te PSG

08:38 | 14 Mars 2020
A. B.

Kampionët e Premierligës janë të hapur të lejojnë largimin e Mahrez nga klubi, me Paris Saint Germain destinacionin e tij të mundshëm.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Calciomercato’, që raporton se një kalim të mundshëm të Mahrez te PSG, përcjell lajmi.net.

Algjeriani është kontraktuar në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2023, por ndalimi që UEFA i ka bërë Man Cityt për t’u paraqitur në Ligën e Kampionëve, mund të bëjë që 29 vjeçari të largohet nga skuadra kampione.

Mahrez është transferuar te Manchester City në vitin 2018 nga skuadra e Leicester Cityt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme