Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana është pranuar në spital pasi rezultoi pozitiv në testin e virusit korona, raporton Reuters.
Burimet e agjencisë pohojnë se shëndeti i tij po përmirësohet, por se ai është ende nën mbikëqyrje mjekësore.
E përditshmja spanjolle ABC raportoi dje se Solana ishte shtruar në një spital në Madrid që nga e mërkura.
Solana, 77 vjeç, shërbeu si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999. Pastaj, deri në vitin 2010 ushtroi detyrën e përfaqësuesi të lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë në BE.
Më parë, nga viti 1992 deri në vitin 1995 ai ishte shef i diplomacisë spanjolle.
Ai të hënën mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga ministri aktual i Punëve të Jashtëm në Spanjë, Aranca Gonzalez Laya./alsat/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë