Duke parë situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi, FIFA ka dalë me një propozim.
Sporti anë e mbanë botës është paralizuar, me shumë kampionate që tashmë janë ndërprerë, si dhe kualifikueset e CONCACAF e ato të CAF janë suspenduar.
Së fundmi, lidhur me situatën ka reaguar edhe shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.
Propozimi i FIFA është që të gjitha ndeshjet internacionale të planifkuara për mars dhe prill, të shtyhen për kohë të pacaktuar, përcjell lajmi.net.
Ky propozim ka ardhur përmes komunikatës që FIFA ka lëshuar në faqen e saj zyrtare.
Kjo do të thotë se edhe ndeshja mes Maqedonisë Veriore e Kosovës, e planifikuar për 26 mars me shumë gjasë do të shtyhet.
Mbetet të shihet nëse ky propozim do të fuqizohet dhe të zyrtarizohet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?