Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) i qeverisë në bazë të konkluzioneve dhe rekomandimeve të miratuara nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve nga koronavirusi, sot falas shpërndau mjete për dezinfektim të duarve në më shumë ministri, institucione qeveritare, si dhe në një pjesë të organeve në përbërje të ministrive.
“Mjetet për dezinfektim të duarve dedikohen për të gjithë punonjësit në institucione, si dhe për qytetarët që i përdorin shërbimet e tyre, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”, thonë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Ata informojnë se gjatë fundjavës do të realizojnë dezinfektim në të gjitha hapësirat e ministrive, si dhe në organet e administratës.
Dezinfektimi do të bëhet gjithashtu edhe në ndërtesat rezidenciale të presidentit të shteti dhe të kryetarit të qeverisë, në klubet e organeve të administratës shtetërore (ambientet e hotelierisë), në depot e shërbimeve të përgjithshme, si dhe në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë.
“Kjo masë për dezinfektim, si dhe furnizimi i institucioneve me mjete për dezinfektim të duarve do të vazhdojë disa herë, do të zbatohet në institucione, veçanërisht atje ku ka frekuencë më të madhe dhe komunikim të qytetarëve me administratën si kontribut për parandalimin e përhapjes, parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve”, shtojnë në kumtesë.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024