Të hënën do të mbahet Samit i jashtëzakonshëm i liderëve botërorë të G7-ës.
Këtë e bëri të ditur presidenti francez Emmanuel Macron pas një bisede telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.
“Pas thirrjes sime me Donald Trump dhe të gjithë udhëheqësit e G7, ne ramë dakord të organizojmë një Samit të jashtëzakonshëm të Liderëve me video-konferencë të hënën lidhur me Covid-19. Ne do të koordinojmë përpjekjet kërkimore për një vaksinë dhe trajtime, dhe do të punojmë në një përgjigje ekonomike dhe financiare”, tha Macron.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se Evropa tani është epiqendra e pandemisë së koronavirusit./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...