Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

19:31 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit që e ka mbajtur sot pasdite, ka sjellë vendim që të shpallë gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë.

Përveç shpalljes së gjendjes së krizës, Qeveria ka vendosur ta mbyllë qendrën e skijimit në Mavrovë, si dhe kalimet kufitare me Shqipërinë (Xhepçisht-Trebisht), njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria thonë se gjendja e krizës në Dibër do të zgjasë së paku 30 ditë, ndërsa shtojnë se do të shqyrtohet mundësia që gjendja e krizës të shpallet në gjithë territorin e vendit.

Qeveria në seancën e sotme i ka angazhuar të gjitha ministritë, drejtoritë dhe institucionet tjera shtetërore që të informojnë qytetarët në lidhje me gjendjen pas përhapjes së virusit dhe të jenë në dispozicion të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme