Sot në orët e mbrëmjes janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.
Një 77-vjeçar nga Vitia dhe një italiane 20-vjeçare thuhet të jenë të prekurit nga COVID-19, shkruan portali arbresh.info.
Siç merr vesh arbresh.info italiania e cila është punonjëse e Caritas Kosova ishte kthyer në Kosovë para 10-12 ditësh.
Ajo punonte në Klinë, ndërsa sipas informatave të ofruar nga ministri i shëndetësisë të gjithë personat që kishin kontakt me dy të infektuarit janë lajmëruar.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile.
Njëri nga të konfirmuarit pozitiv në Covid-19 është shtetase italiane e moshës 20 vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77 vjeçare.
IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19.
“Në këtë moment që po flasim, është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19 për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse konform situatës së re të parapara edhe me Planin e Veprimit”, tha Ministri Vitia.
Ai tha, se për të gjitha rekomandimet dhe vendimet rreth situatës publiku dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale.
Kurse, Kryemnistri Albin Kurti u ka bërë apel qytetarëve që mos bëjnë panik, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve për parandalimin e Coronavirusit Covid-19./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...