Pas konfirmimit të koronavirusit në Kosovë, Kurti bën thirrje për qetësi
Para pak çaste në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për qetësi dhe mos panik tek qytetarët, raporton arbresh.info.
“I ftojmë qytetarët për qetësi, të mos bëjnë panik dhe të mos lajmërohen në Klinikën Infektive nëse nuk kanë shenja”, tha Kurti.
“Të gjithë ata mund të thërrasin në numrat e informacionit që kemi në dispozicion dhe nuk kanë nevojë të shkojnë direkt në klinika. 5 linja të tilla janë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe 5 në IKShP”.
Nëse keni simptoma kontaktoni numrin 038 200-80-800.
Masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës:
Ndërpritja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.
Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’ve në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetje të PK-së.
Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
— Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
— Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.
— Të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.
— Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.
— Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
— Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...