Ylli i futbollit, Mesut Ozil, ka thënë disa fjalë lidhur me situatën e fundit.
Gjendja në botë është e vështirë, pasi shumë njerëz po vuajnë (direkt) nga koronavirusi, kurse të tjerë përballen me frikë e panikë.
Në këtë situatë të vështirë, disa fjalë ka shkruar Mesut Ozil, përmes llogarisë së tij në rrjetin social, ‘Twitter’.
“Futbolli nuk ka rëndësi tani. Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve është shumë më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Djema, merrni të gjitha masat paraprake që mund të keni – të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjithëve, veçanërisht atyre që janë në rrezik të lartë” ka shkruar fillimisht turko-gjermani.
“Ndërsa kalojmë në këtë çështje globale, nuk duhet të harrojmë të themi faleminderit për të gjithë mjekët, infermierët dhe shkencëtarët (etj) në të gjithë botën, të cilët po ndihmojnë për të mos u përhapur virusi. Ata janë nën presion të madh në javët e ardhshme dhe meritojnë mirënjohjen tonë” ka thënë tutje Ozil, transmeton lajmi.net.
Kampionati në të cilin aktivizohet Ozil, Premierliga, është suspenduar përkohësisht.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte