Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të vazhdojë bashkëpunimin me UNDP-në, me qëllim të realizimit të projekteve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, që për qëllim kanë avancimin e këtyre sektorëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kështu është thënë gjatë takimit që Ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, zhvilloi sot me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko, me të cilin kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.
Po ashtu, ministri ka falënderuar UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe me këtë rast e ka njoftuar atë me investimet dhe prioritetet e ministrisë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e përhershme UNDP-së, Maria Suokko, theksoi se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori, përmes projekteve të ndryshme për fermer, përmes angazhimit të ekspertëve në fusha të ndryshme të zhvillimit bujqësor, si dhe projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend./arbresh.info/
Kurti u takua me zyrtarë komunalë për komunitetet, flasin pë...
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve ...
Kurti në takim me shefin e EULEX-it: Incidentet ndëretnike j...
Lëngu i Karrotave me Portokalle – Fuqia e Vlerave
Protesta e opozitës me molotov, Berisha: Beteja e mosbindjes...
Nagavci për vdekjen e Tahir Emrës: Veprimtarinë e tij jetëso...