Kompania Regjionale “Pastrimi” ka njoftuar se pas shpalljes së pandemisë nga Qeveria e Kosovës për masat kundër përhapjes së koronavirusit, do të liroj nga puna 60 vjeçarët, nënat vetushqyese dhe njërin prind.
Po ashtu Kompania ka bërë edhe furnizimin me pajisje higjienike-dezinfektuese dhe maska mbrojtëse për gjithë punëtorët.
“Bazuar ne Vendimin e Qeverisë se Republikës se Kosovës Nr. 01/07 te dt. 11.03.2020 pas shpalljes se Pandemisë nga Qeveria e Kosovë për masat kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë vendin Kompania “Pastrimi”, SH.A ka filluar zbatimin e tyre si ne vijim:
– Te punësuarit pranë KRM “Pastrimi”, Prishtinë që I përkasin moshës 60 vjeçare nuk janë te obliguar vetëm nëse te përmendurit ndihen te rrezikuar lirohen nga puna
– Nënat vetëushqyese, njëri prind si dhe shtatzënat lirohet përkohësisht deri me dt. 27.03.2020 nga puna, për shkak te masave parandaluese për Korona Virusin.
– Nënat vetushqyese të prezantojnë dëshminë që vërteton se është nënë vetushqyese për lirimin gjatë kësaj periudhe
– Njëri prind obligohet që të sjellë vërtetimin që është në marrëdhënie pune dhe nuk është i liruar gjatë kësaj periudhe nga puna.
Po ashtu Kompania ka bërë edhe furnizimin me pajisje higjienike-dezinfektuese dhe maska mbrojtëse për gjithë punëtorët në shtatë Njësite Operuese ku kryen shërbim, e sidomos për ekipet e terrenit të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejt me mbeturina e që vazhdimisht kujdesën për ambientin tonë dhe parandalimin e ndonjë epidemie tjetër”, thuhet në njoftim.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe