Thaçi e Kurti nuk përshëndeten as me bërryla

15:15 | 13 Mars 2020
arbresh.info

Ka nisur takimi “historik” mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Takimi ka qenë i mbyllur për medie teksa janë lejuar të marrin vetëm pamje, shkruan arbresh.info.

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Albin Kurti, takimi do të jetë pa shtrëngim duarsh për shkak të koronavirusit.

Ata nuk u përshëndetën as me bërryla siç u pa një praktikë e tillë nëpër botë.

Albin Kurti vazhdimisht kishte kritikuar presidentin Thaçi se nuk po e “zë” të diskutojë çështje me interes për vendin, derisa të njëjtën kohë nuk i përgjigjej ftesave të Presidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme