Google ADS

Zbulohet koncepti i Galaxy S7 që vjen me USB Type C (Foto)

16:24 | 17 Tetor 2015
Arbresh Info

Brenda këtij viti janë debutuar edhe telefonat e parë me USB Type C. One Plus 2, Xiaomi Mi 4i, Xiaomi Mi 4C, Nexus 5X dhe Nexus 6P janë telefonat që ofrojnë këtë port që shërben për transferimin e të dhënave me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Bazuar në ‘SamMobile’, një uebfaqe që vazhdimisht njofton në spekulimet rreth gjigantit Samsung, burime të informuara mirë për Galaxy S7 tregojnë që ky telefon do të posedoj këtë port, transmeton arbresh.info. Ky lajm është pritur shumë mirë nga fansat e telefonave të kompanisë pasi porti do ofrojë një numër të madh funksionesh, përfshirë një mbushje më të shpejtë.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një koncept për Samsung Galaxy S7 Edge, fotot e të cilit mund t’i shikoni më poshtë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme