Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Bordin e Drejtorëve, me ç’ rast kanë formuar shtabin komunal për koordinimin e aktiviteteve preventive për parandalim të virusit COVID-19.
Me këtë rast nënkryetari Mujka, bënë të ditur se shtabi komunal do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë dhe të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar.
Po ashtu nënkryetari Mujka kërkoi nga akterët komunal të përfshirë në shtab që të përcjellin në çdo kohë kërkesat dhe rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, dhe institucionet më të larta shëndetësore, me qëllim që të jenë në nivel të detyrës.
Tutje ai ka kërkuar nga inspektorët komunal të jenë në terren, për t’i monitoruar bizneset dhe për çdo ngritje të çmimit do të ndërmerren veprimet e nevojshme konform ligjit. /arbresh.info/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq