Kryetari Stevo Pendarovski sot në konferencë për shtyp njoftoi se “Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare ku do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”.
“Edhe pse gjendja në Spanjë është e keqe, për shkak se Spanja është ndër shtetet me rrezik të lartë, ata më 17 e këtij muaji caktuan seancë në Kuvend ku ka vetëm një rend dite, dhe kjo është ratifikimi i Protokollin aderues për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO”, tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se më 17 mars pritet nënshkrimi i mbretit spanjoll i cili, sipaskryetarit Pendarovski, ka garantuar se do të përfundohet procedura ditën e njëjtë kur do të arrijë dokumenti në kabinetin e tij.
“Për fat të keq për shkak të coronavirusit, ne nuk mund të organizojmë ngjarje që dëshironim të jetë si një mënyrë simbolike për ta treguar anëtarësimin fizik drejt NATO-s”, tha mes tjerash Pendarovski.
Ndryshe, Spanja është vendi i fundit që duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ndërsa procedura u zvarrit për shkak se kishte zgjedhje dhe formim të Qeverisë.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...