Nesër dezinfektohen të gjitha xhamitë në Kosovë

12:22 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava.

Vitia me këtë rast ka thënë se nuk ka asnjë rast me Coronavirus, edhe pse thotë se janë disa raste duke u testuar për të cilat do të dalin rezultatet më vonë, raporton Ekonomia Online.

“Ne folëm me myftiun dhe besoj që shumë shpejt nga ana e Bashkësisë Islame edhe besimtarët islame shumë shpejt do të njoftohen për ato çka kanë biseduar”, tha Vitia.

“Për momentin nuk kemi asnjë rast të konfirmuar në Kosovë janë disa raste që janë duke u testuar në laboratorin dhe po i presim rezultatet për të cilat do të njoftoheni me kohë”.

Myftiu Naim Tërnava apeloi që të gjithë qytetarët të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHP-së.

“Ne biseduam për këtë problem global dhe unë si myfti apeloj që të gjithë qytetarët e vendit të respektojnë vendimet qe kanë dal nga Qeveria nga IKShPK-ja dhe si nga Bashkësia Islame”.

Ai ka njoftuar se të shtunën Bashkësia Islame në ora 11:00 do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me masat që do të ndërmerren.

Tërnava tha se nesër do të merret vendim që të dezinfektohen të gjitha xhamitë e Kosovës, raporton EO.

“Bashkësia Islame nuk guxon asnjëherë të marr vendime që shkojnë në dëm të qytetarëve dhe shëndetit të tyre”.

“Ne nesër në mbledhje do të bisedojmë dhe do të marrim vendim edhe për dezinfektimin e të gjitha xhamive në Kosovë dhe ne edhe nëse nuk kemi mjete do të kërkojmë ndihmë nga ministria dhe Qeveria”.

 

Të ngjashme